Loading…
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
  • 24/04/2019 | 22:16

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.


Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve që kanë është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 19:00 kemi marrë informatën se në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ( sipas informacioneve që kemi është jashtë rrezikut për jetë)”, tha Ahmeti.

Ndërkohë që personi i dyshuar është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]ro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë