Loading…

Plagosje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

  • 07/12/2016 | 15:05

Plagosje në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Para 40 minutash ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Gjakovë, raporton Gazeta Metro.


Këtë e ka konfirmuar për Metron edhe komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjokaj.
Ai ka sqaruar se është evidentuar menjëherë i dyshuari, dhe i njëjti është arrestuar.

“Po, para 40 minutash ka ndodhur një plagosje, dhe menjëherë është evidentuar i dyshuari, i cili më pas është arrestuar”, ka thënë Gjokaj.

Sipas komandantit Gjokaj, është sekuestruar edhe arma me të cilën besohet se është kryer vepra.

Ndryshe, sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një vrasje në Mitrovicë./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë