Loading…

Plagosje në lokalin “Check In” në Mitrovicë (Foto)

  • 05/05/2017 | 21:50

Plagosje në lokalin “Check In” në Mitrovicë (Foto)

I plotësuar: (22:18)

Ermal Kamberi, menaxher i lokalit ‘Check In’ në Mitrovicë është i plagosuri.

Ai mësohet të jetë qëlluar me tre plumba në afërsi të gjoksit. Gjendja e tij është mjaft e rëndë, thonë burime të Metros. Për momentin ai po dërgohet në Emergjencën e Prishtinës.

Njësitet e Policisë kanë dal në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme./gazetametro.net

I plotësuar:(22:10)

Një person është lënduar si pasojë e një përleshje me armë, në një lokal në Mitrovicë. Këtë e konifirmoi, Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e regjionit të Mitrovicës.

“Informacioni fillestar është se në atë lokalë ka pas të shtëna, dyshohet për një person të plagosur. Policia janë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë, Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e regjionit të Mitrovicës./gazetametro.net

Mësohet se dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me armë, në një lokal në Mitrovicë.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lokalin ‘Chek In’, raportojnë burime nga gazetametro.net.

Nga raportimet e para, thuhet se dy persona janë të lënduar, njëri më rëndë dhe disa të tjerë kanë marrë lëndime nga alivanosja. Njëri nga ta besohet të jetë menaxheri i lokalit.

I dyshuari  siç mëson gazetametro.net është larguar, por ka hedhur armën në vendin e ngjarjes.

Policia dhe ambulanca janë në vendin e ngjarjes. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë