Një person është plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, në “Çarshinë e Gjatë”, në Pejë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Drejtoria e Policisë në Pejë.
“Sot, 11:10. 2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një plagosje me armë zjarri në Çarshinë e Gjatë në Pejë. Si pasojë një person ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar”, thuhet në përgjigjen e tyre për Gazeta Sinjali.