Pasdite një person i ritur është ngulfatur në ujërat e liqenit të Ohrit në plazhin “Fiesta”, në lagjen “Sveti Stefan” të Ohrit.
Sipas informatave paraprake, bëhet fjalë për person të moshës 80 vjeçare, pacient në Institutin Kardiologjik në Ohër, i cili edhe ka pasur probleme shëndetësore.
Informacionin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i SPB-së në Ohër,Stefan Dimovski kurse detaje më të hollësishme do të jepen pas përfundimit të plotë të inspektimit.
Ky është viktima e dytë në liqenin e Ohrit këtë sezon. Ditë në parë një djali i ri humbi jetën në ujrat e këtij liqeni, në afërsi të “Plazhit të meshkujve” në Strugë u mbyt në afërsi të “plazhit meshkuj” në Strugë.