Loading…

Plaku i urtë i Kosovës: Kur Anton Çetta arriti t’i mbledhë gjysmë milionë shqiptarë në një vend

  • 03/11/2019 | 11:20

Plaku i urtë i Kosovës: Kur Anton Çetta arriti t’i mbledhë gjysmë milionë shqiptarë në një vend

Një fushatë e pazakontë shoqërore e cila filloj si nismë nga disa studentë më 1990, do ta bënte shumë të njohur profesorin e letërsisë dhe mbledhësin e folklorit Anton Çettën, i cili do të mbahet mend për kontributin e madh që dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve, shkruan Gazeta Metro.


Humanisti i madh dhe i urtë, Anton Çetta do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e tij të madh që e dha në pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.

‘Plaku i urtë’, siç i kishte dhënë epitetin populli, kishte arritur të pajtonte me mijëra familje të hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtësisht deri kah mesi i viteve ’90, e krejt kjo falë këtij njëri humanist.

Në një video të publikuar së fundi në rrjetet sociale thuhet se Çeta arriti të tubonte mbi një gjysmë milioni njerëz në një tubim, në Kuvendin e famshëm të ‘Verrat e Llukës’, në fshatin Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit.

Një histori shumë e bukur në një kohe kur shqiptarët e Kosovës u përfshin në fushatën mbarëpopullore për faljen e gjaqeve dhe pajtimin mes familjeve të hasmëruara.

Ndryshe, sot bëhen 24 vjet që kur vdiq plaku i urtë, Anton Çetta, e në kujtim të tij ne ju kemi sjellur këtë video të rrallë./gazetametro.net

https://www.facebook.com/356407694529888/videos/624425044394817/

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë