Ky moment ishte zënë nga kamerat e sigurisë në rrugë të mërkurën e javës së kaluar, që ka nxitur dhe rihapur temën e krimit dhe ndëshkimit në shtetin amerikan të New York si dhe të drejtën e armëmbajtjes në SHBA në përgjithësi, transmeton Gazeta Metro.
Incidenti i tentimit të vjedhjes që eskaloi në vrasje në vetëmbrojtje ndodhi në qarkun e Queens në New York kur 32 vjeçari Cody Gonzales, që ka 15 arreste që nga 2004 dhe çështje të sëmundjeve mendore poashtu i doli në pritë në rrugicë afër banesës pensionistit amerikan Charles Foehner, 65 vjeçar, së tij në dy të mëngjesit që po kthehej në shtëpi derisa ai po tymoste cigare
I moshuari e vëren dhe i rri larg duke e paralajmëruar dhe nxjerrë revolen ngadalë që edhe zmbraps hajnin për ca kohë. Gonzales megjithatë vazhdon të rrijë aty kur edhe e fut dorën në xhep e shtrëngon dhe i turret Foehner siç shihet në video. Foehner e qëllon me armë dhe e godet disa herë në gjoks nga një distancë e afërt.
Hajni shihet në kuadër derisa vrapon në fund të rrugicës para se të bie dhe vdes.
Burimet e gazetës amerikane The New York Post raportojnë se burimet e tyre tek autoritetet e rendit në New York kanë thënë se Foehner ka thirrur policinë menjëherë duke i lajmëruar se ishte i përfshirë në një incident me armë zjarri dhe se ka të plagosur.
Foehner është arrestuar pas incidentit dhe prokuroria e qarkut të Queens pritet ta akuzojë atë për armëmbajtje pa leje siç ka thënë zëdhënësi. Ata sipas burimeve po i shqyrtojnë akuza të tjera madje.
New York është pikë reference e shembull për politikat e buta të rendit e ligjit nga qeveria lokale që ka nxitur shtim të krimit.
Një rast tjetër që zuri ballinat e mediave amerikane ishte rasti i një personi me çrregullime mendore që kishte kërcënuar e keqtrajtuar në metro. Udhëtarët kishin intervenuar duke e rrëzuar dhe e shtrënguar në qafë, i cili pastaj vdiq. Personi është arrestuar më pas nga autoritetet.
Një pikë e madhe e krimit në New York është pikërisht metroja e qytetit ku ka raste të rënda të krimit, ku së fundi një grua u shty para trenit dhe vdiq nga një person poashtu me të kaluar të çrregullimeve mendore./gazetametro.net