Loading…

Plan i dobët nga Barcelona: Klubi dëshiron ta blejë këtë lojtar për ta zëvendësuar Suarezin

  • 23/05/2019 | 23:11

Plan i dobët nga Barcelona: Klubi dëshiron ta blejë këtë lojtar për ta zëvendësuar Suarezin

Barcelona po e konsideron transferimin e sulmuesit rezervë të Liverpoolit, Divock Origi si zëvendësues potencial të Luis Suarezit për edicionin e ardhshëm.

Belgu e ka pasur të vështirë ta fitojë besimin e Jurgen Kloppit, por shënoi disa gola të rëndësishëm në edicionin 2018/19.

Ai në fakt shënoi golin që e eleminoi Barcelonën nga Champions League këtë fushatë, në përmbysjen 4-0 të “Të Kuqve” në gjysmëfinale, shkruan Periskopi.

Tani, “Mundo Deportivo” raporton se Barça është e impresionuar me paraqitjen e Origit kundër saj dhe po e konsideron atë si zëvendësues të Suarezit.

Derisa Antoine Griezmann pritet të transferohet nga Atletico Madridi, blaugranët po e kërkojnë edhe një 9-sh tipik, gjë që nuk mund ta themi për francezin.

Përkundër kualiteteve që posedon Origi, vështirë të besojmë se fansat katalunas do të jenë të kënaqur të transferojnë një rezervist të Liverpoolit si zëvendësues të një sulmuesi të klasit botëror siç është Suarez.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë