Dy të arrestuar kanë pranuar islamin radikal derisa kanë mbajtur dënimet me burg. Ata kanë planifikuar sulm në prag të zgjedhjeve presidenciale në Francë.
Ministri francezi brendshëm Matthias Fekl ka deklaruar se sot janë arrestuar dy francezë në Marsejë, sepse kanë planifikuar “sulm të dhunshëm” para zgjedhjeve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, përcjellë gazetametro.net.
“Dy meshkuj radikal, të lindur më 1987 dhe 1993, të kombësisë franceze, kanë planifikuar që për një afat shumë të shkurtër të kryejnë sulm, me këtë mendoj në disa ditë të ardhshme”, ka thënë Fekl, transmeton Reuters.
Sipas fjalëve të tij, policia është duke kryer bastisje dhe po e përforcon sigurimin para zgjedhjeve të cilat do të mbahen më 23 prill.
Të dyshuarit të cilët janë 23 gjegjësisht 29 vjeç i kanë arrestuar agjentët e shërbimit vendor të inteligjencës franceze në Marsejë, transmeton AFP.
Policia i ka përcjellë prej fundit të javës së kaluar, dhe sipas pretendimeve të burimeve anonime të policisë, ata e kanë pranuar islamin radikal derisa vuanin dënimin me burg. /gazetametro.net