Loading…

Plani i teknokratit

  • 04/06/2017 | 08:45

Plani i teknokratit

Koalicioni rreth Lidhjes Demokratike (LDK/AKR/A/LD) ka pikë më të fortë ekonominë. Kandidati i saj për kryeministër, i cili është edhe prijës i listës së kandidatëve për deputetë, Avdullah Hoti, është profesor universitar i kësaj fushe, i shkolluar në Britani të Madhe.


Ai njihet si teknokrat, për kohën sa ishte ministër i Financave në mandatin që po përmbyllet. Programin qeverisës për mandatin që do të nisë pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, e ka fokusuar kryesisht në premtime që lidhen me ekonominë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më të mëdhatë kanë të bëjnë me rritjen ekonomike e atë të buxhetit shtetëror, si dhe me rënien e papunësisë. Ndërkaq, për të diplomuarit në universitet ka premtuar së paku nga një vit punë.

Të dhënat specifike mbi programin, të cilat i janë kërkuar Kabinetit të Hotit, i janë siguruar gazetës nga Sokol Havlli, një nga ekonomistët e rinj, tash kandidat për deputet e në mandatin që është në përmbyllje ka qenë këshilltar i kryeministrit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë