Loading…

Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt i miratuar në legjislaturën e Muharrem Sfarqës kthehet në pikën zero

  • 04/11/2019 | 21:47

Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt i miratuar në legjislaturën e Muharrem Sfarqës kthehet në pikën zero

Plani Zhvillimor Komunal i Ferizajt i miratuar pas shumë tentimeve në vitin 2017 nga legjislatura e kaluar që udhëhiqej nga LDK-ja e Muharrem Sfarqës është kthyer në pikën zero pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur ta anulojë pëlqimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë të dhënë për draftin e këtij plani, shkruan Gazeta Metro

Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025 i miratuar në vitin 2017 nga legjislatura e kaluar është kthyer sërish në pikën zero për arsye se Gjykata Themelore e Prishtinës Departamenti për Çështje Administrative e ka anuluar një draft të tillë.

Ky Plan Zhvillimor është një plan strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit siç është shfrytëzimit i burimeve të zhvillimit ekonomik, infrastrukturën, degradimin e mjedisit, turizmin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, e që në atë kohë hartimin e tij e kishite kundërshtuar opozita dhe qytetarët e Ferizajt.

Si person përgjegjës i komisionit për shqyrtim të Planit Zhvillmor Komunal në dhjetor të vitit 2017 Prokuroria Themelore në Ferizaj pati ngritur edhe aktakuzë ndaj ish drejtorit të Urbanizimit dhe Mjedisit Faik Graincës i cili akuzohej se më 9 gusht 2017 si person përgjegjës i komisionit për shqyrtim të Planit Zhvillmor Komunal kishte tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke mos i verifikuar nënshkrimet e një peticioni të qytetarëve për të mos u realizuar ndërtime të larta në zonën 8 të rrugës “Astrit Bytyqi” në Ferizaj, e të cilat nënshkrime, sipas prokurorisë, kishin rezultuar të jenë të falsifikuara.

Banori i lagjes “Astrit Bytyqi” Imri Halili i cili në atë kohë si palë e dëmtuar në Gjykatë kishte ofruar dëshmi për falsifikimet e nënshkrimeve, tani pas kthimit të vendimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës, në një prononcim të dhënë në televizionin Tema kishte deklaruar se pasi që pëlqimi për miratimin e PZHK-së është kthyer në pikën zero, sipas tij të gjitha ndërtimet që kanë ndodhur gjatë asaj periudhe janë të kundërligjshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë