Ideja që kryetari i Mitrovicës e dha për një koncert në urën e Ibrit ku do të këndonte Shakira, ka dhënë material për shaka nëpër rrjete sociale.
Së fundmi një video ku duket Shakira, mirëpo e montuar me këngën ‘Jo nuk ndahet Mitrovica’, ka marrë dhenë, shkruan gazetametro.net.
Sidoqoftë, edhe pse ideja e Agim Bahtirit u tall, ai dje përsëriti idenë për të ftuar Shakirën, e madje edhe Madonën në një koncert.
Me këtë, Bahtiri mendon se do të shënonte simbolitiksht hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj i ka tërhequr vërejtjen kryetarit të Komunës që të ketë kujdes dhe të merret me punët e tij.
Thaçi, ndërkaq, nuk e kishte marrë me aq seriozitet. Ai e talli Bahtirin duke thënë se ‘sharkiat i janë përzier me Shakira’./gazetametro.net