Loading…

Plas skandali përsëri në “Kuzhinën e djallit”: Renato Mekolli ia hedh konkurrentes ushqimin në fytyrë

  • 17/10/2020 | 09:10

Plas skandali përsëri në “Kuzhinën e djallit”: Renato Mekolli ia hedh konkurrentes ushqimin në fytyrë

Pas skandalit të javës së kaluar, Renato nuk u ndal me kaq.


Shefi i “Hell’s Kitchen” vazhdon të komentohet për veprimet që i bën në emision, shkruan lajmi.net.

Javën e kaluar u diskutua shumë pjesa ku ai e quajti njërën konkurrente “qorre”, pasi e akuzonte për detajet e pjatës.

Pas gjithë kësaj, Renato kishte kërkuar falje publike përmes një statusi të gjatë, duke thënë se nuk kishte për qëllim ta ofendonte askënd, ngase edhe vet ka mbajtur syze.

Por, ai bëri tjetër veprim këtë javë, duke bërë që kritikat të jenë sërish në drejtim të tij për sjelljen jo të hijshme.

Mbrëmë, shefi i “Hell’s Kitchen” u nervozua me njërënë konkurrente dhe ia hodhi ushqimin në fytyrë, ngase pretendonte se i qëlloi copa e bukës e kafshuar.

“Nuk e kam kafshuar unë”, i tha garuesja, por ai i acaruar ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas e pëplasi pjatën.

View this post on Instagram

#repost @hellskitchen.tch Buka e kafshuar acaron shefin. Ergisës i thyhet pjata në moment të fundit, del nga kuzhina. @topchannelalbania @renatomekolli @olsamuhameti #HellsKitchenAlbania #HellsKitchen #HKALB #TopChannel

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë