Tiktokeri amerikan, Dustin Tyler i cili është 36 vjeç, është i bindur se babai i tij është aktori i njohur, Keanu Reeves, për të cilin foli në disa nga videot e tij, në të cilat zbuloi të gjitha detajet, transmeton Gazeta Metro.
Dustin pretendon se prindërit e tij u divorcuan përpara se nëna e tij të zbulonte se ishte shtatzënë dhe se ai u rrit duke menduar se babai i tij kishte vdekur kur ai ishte fëmijë.
“Kur isha duke u rritur, nëna ime më në fund më zbuloi të vërtetën dhe doli që babai im ishte Keanu Reeves”, shpjegoi Dustin.
“Kurrë nuk thashë që babai më la, por nëna ime nuk i tha se ishte shtatzënë kur u ndanë”, shtoi Tyler. Ai tha se nuk priste që Keanu ta njihte atë si djalin e tij.
Shumë nga fansat e tij vendosën ta mbështesin në rrëfimin e tij dhe shumë prej tyre e besuan sepse arritën në përfundimin se ai duket vërtet si një aktor. Dustin thotë se nuk i intereson nëse babai i tij e pranon këtë, ai thjesht dëshiron ta ndajë këtë njohuri me të gjithë.
Keanu nuk ka bërë ende një deklaratë publike në lidhje me atësinë e tij të supozuar./gazetametro.net