Loading…

‘Plasin grushtet’ në plazhin e Durrësit, shkak turisti kosovar (Video)

  • 25/07/2017 | 17:27

‘Plasin grushtet’ në plazhin e Durrësit, shkak turisti kosovar (Video)

Në zonën e plazhit të Durrësit ka ndodhur një përplasje fizike, dhe sipas dëshmitarëve, e gjithë kjo ka ardhur si shkak i një turisti kosovar. 


Dy banorë të zonës së plazhit në Durrës janë përplasur fizikisht me njëri- tjetrin. Njëri prej burrave ka qëlluar me grusht në fytyrë tjetrin, ndërsa shkak është bërë konkurrenca midis tyre për të marrë një pushues në një banesë me qira.

Njëri prej banorëve ka ofruar 8 euro qira në natë, ndërsa tjetri i kishte thënë 10 euro në natë, duke bërë që pushuesi kosovar të shkojë tek banesa me e lirë, shkruan DurrësLajm.

Dy banorët kanë qëlluar njëri-tjetrin dhe menjëherë ka ndërhyrë policia e rendit e cila ishte në plazhin e Durrësit, duke bërë shoqërimin e tyre për në komisariatin e Durrësit.

Mungesa e pushuesve në plazh, ka bërë që çmimet të ulen në minimum, përsa i përket akomodimit të pushuesve që preferojnë banesat e jo hotelet e shtrenjta.

Midis banorëve të plazhit ka një konkurrencë të ashpër për të strehuar pushuesit nga Kosova, të cilët këtë vit janë të paktë në numër, duke bërë që çmimet e banesave të bien në minimum gjatë këtij sezoni veror. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë