Loading…

Platforma X (ish-Twitter) po mendon ta bëjë aplikacionin me pagesë për të gjithë

  • 19/09/2023 | 14:29

Platforma X (ish-Twitter) po mendon ta bëjë aplikacionin me pagesë për të gjithë

Elon Musk ka shikuar mundësinë që përdoruesit të X (ish-Twitter) të paguajnë për përdorimin e kësaj platforme, transmeton Gazeta Metro.


Në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, miliarderi ka thënë se sistemi me pagesë është e vetmja mënyrë për të parandaluar llogaritë false. Ai shtoi se ata po lëvizin në drejtimin që përdoruesit të paguajnë një shumë të vogël mujore.

BBC ka tentuar të kontaktojë kompaninë X për koment të mëtutjeshëm mirëpo nga kompania nuk janë përgjigjur ende. Nuk është ende e qartë se ky qëndrim a ishte thjesht koment apo një plan konkret për të ardhmen.

Musk ka komentuar edhe më parë se mënyra më efektive për ti hequr llogaritë false nga platforma është pagesa./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë