Loading…

‘Plisat’ konfirmojnë kryetarin e ri të tifogrupit

  • 13/10/2019 | 23:47

‘Plisat’ konfirmojnë kryetarin e ri të tifogrupit

Gjatë ditës së sotme është konfirmuar dorëheqja e Albert Kastratit nga posti i kryetarit të tifo grupit ‘Plisat’, të klubit të Prishtinës, transmeton Gazeta Metro.


Pas tetë vitesh në krye të këtij posti, Kastrati la këtë titull për të cilin u njoftua se u zgjodh kryetar i ri.

Me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook, ‘Plisat’ kanë bërë të ditur se Rinor Grajçevci është zgjedhur kryetar i ri i tifogrupit, ndërsa nënkryetar Ardit Beqiri dhe Besnik Qazimi.

‘Plisat’ gjithashtu, përmes këtij njoftimi kanë falënderuar kryetarin e deritanishëm për kontributin e tij për Prishtinën, duke thënë se ai ishte gjithmonë aty ku ka qenë nevoja, e tash e tutje do të jetë prapa në përkrahje të kryesisë së re.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar të Prishtinës, e veçanërisht PLISA!

Pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm të tifogrupit tonë Albert Kastrati, sot më 13/10/2019, në ambientin e Fan Club Plisat është mbajtur mbledhja e rregullt për zgjedhjen e kryetarit, e njëherit edhe kryesisë së re të tifogrupit.

Në mbledhje morrën pjesë gjithsej 19 përfaqësuesë të nëngrupeve, ku u votua për kryetarin e ri dhe për anëtarët e kryesisë.
Me shumicë votash është votuar për këtë kryesi:
Kryetar: Rinor Grajçevci
Nënkryetar: Ardit Beqiri dhe Besnik Qazimi(Beshi).

Kryetarin e deritanishëm, Albert Kastratin-Tigri, e falenderojmë për kontributin e tij dhe punën e palodhshme për këto tetë vite, për Prishtinën dhe për kombin. Ka qenë prijësi ynë në 25 e 30vjetor. Ka qenë prijësi ynë tetë vjeçar. Me një fjalë, ka qenë gjithmonë aty ku ka qenë nevoja, e edhe tash e tutje do të jetë prapa në përkrahje të kryesisë së re.

Në ditët në vazhdim do të mbahet mbledhja e radhës e kryesisë së re ku do të mirren vendimet për të ardhmen … /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë