Loading…

Plot emocion dhe surpriza: Sonte Oscar 2019

  • 24/02/2019 | 15:23

Plot emocion dhe surpriza: Sonte Oscar 2019

Ceremonia e Oscar tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë, transmetron Gazeta Metro.


Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollyëood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të drejtë presim surpriza.

Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.

Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi biografik për Dick Cheney, “Vice”.

“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka gjithsej 7 nominime.

Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat “Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe “Mary Popins Returns”.

Nominimet për aktorin më të mirë: Christian Bale (Vice), Bradley Cooper (A Star Is Born), Ëillem Dafoe (At Eternity’s Gate), Rami Malek (Bohemian Rhapsody), Viggo Mortensen (Green Book)

Nominimet për aktoren më të mirë: Yalitza Aparicio (Roma), Glenn Close (The Ëife), Olivia Colman (The Favourite), Lady Gaga (A Star Is Born), Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)

Nominimet për filmin më të mire:

“Black Panther”, “BlacKkKlansman”, “Bohemian Rhapsody”, “The Favourite”, “Green Book”, “Roma”, “A Star Is Born”, “Vice”.

Ndërsa transmetimi “live” i parakalimit në tapetin e kuq dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të jetë në RTK dhe Top Channel/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë