Loading…

Plotësim shkrimeve të Blerim Latifit

  • Nga

  • PAL SHTUFI

  • 08/02/2020 | 15:19

Plotësim shkrimeve të Blerim Latifit

Gjithmonë kam thënë e kërkuar se partitë kanë nevojë për njerëz sa më të mirë. Ishte Blerim Latifi një intelektual shumë i mirë brenda PDK-së një kohë të gjatë. Pra ishte këshilltar politik, më i larti e më i dituri aty. Tani nuk është më në PDK, prandaj ka gjithnjë e më shpesh qasje kritike ndaj këtij subjekti. Të gjitha me vend, natyrisht.

Shkruan Pal Shtufi

Sot po dua ta plotësoj Blerim në dy pika. Njërën e kishte lënë sot veçse të përkëdhelur pak, ndërsa atë tjetrën, më 04.02.’20, e kishte shtrembëruar.

1.
Po fillojmë nga Statusi i tij sot, me ç’rast e kishte cituar Karl Popper-in: “historia shkruhet nga shkrimtarët nën mbikëqyrjen e gjeneralëve.” Aludimi është i qartë por Blerimi ende nuk përdor adresë dhe emra të saktë. Ende nuk po arrinë të thotë se historia jonë më e re është shkruar nga historianët tanë e nën mbikëqyrjen e komandantëve. Një filozof i këtij kalibri do duhej të ishte në detyrën e pastruesit jo vetëm të mendësive të gabuar, por edhe i historive të shkruara nga komandantët nën dritën e llabave rozë.

2.
Edhe me 04.02.’20, Blerimi e bë një status, i cili kishte marrë mbi 2 mijë pelqime. Me gjasë, shtrembërimi i figurës dhe sukseseve të Ibrahim Rugovës, shumë militantëve të PDK-së ua kishte prekur damarin e reagimit. Për një filozof të respektuar, nuk është pak e fajshme të thuash: “Arroganca e çlirimtarëve pas luftës, e solli Rugovën në pushtet” (!).

E gjithë bota e di se derisa ishte gjallë Ibra, “krejt Kosova ishte LDK” dhe se krahu i luftës, me të drejtë e vuante mungesën e përkrahësve e të votuesve. Realisht, si njëri, ashtu edhe tjetri fenomen nuk ishin të shëndoshë për shtet ndërtim, por si iluminist i kohës, Blerimi nuk do duhej t’i shtrembëron këto fakte dhe të vërteta sa Mali i Qyqavicës. Askund nuk na shpie zbukurimi i historisë sepse mbetëm në bisht të botës duke lëpirë bishtin tonë, me idenë siku po lëpijmë akulloret më të mira të Milanos.

Sidoqoftë, qasja kritike, të cilën e ka filluar Blerim në adresë të ish subjektit të tij, mund të ndihmoi që brenda këtij subjekti të vijnë personalitete më kredibile, të cilët edhe mund ta rishikojnë të kaluarën – për qëllimin më të mirë: ta ndërtojnë të ardhmen me të vërteta të shëndosha.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë