Loading…
Plumba nga vetura mbi dy shqiptarë: Një i vdekur dhe një në gjendje të rendë
  • 14/08/2019 | 18:47

Plumba nga vetura mbi dy shqiptarë: Një i vdekur dhe një në gjendje të rendë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Volfsburg të Gjermanisë. Sipas gazetës BILD, nga një veturë është qëlluar mbi dy persona, 30 dhe 31 vjeç. Gazeta shkruan se viktimat janë shqiptar, transmeton Gazeta Metro.


Një zëdhënës i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 30 vjeçari ka ndërruar jetë, kurse 31-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një veturë në lëvizje. “Dëgjova gjashtë krisma,” tha ai.

Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e paqartë. ‘Po hetojmë në të gjitha drejtimet,’tha një hetues.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe personit që gjendet në gjendje të rënd./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë