Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.
Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.
Në mesin e tyre ishte një çift turk i sapofejuar, Mustafa Sezgin Seymen dhe Sezen Arseven të cilët kishin zgjedhur të festonin këtë ditë të shënuar dhe të festonin Vitin e Ri në këtë lokal turk, transmeton Telegrafi.
Por, dita e tyre më e lumtur u shndërrua në më të hidhurën pasi që, sipas medieve turke, Mustafa duke e mbrojtur të dashurën, ka marr disa plumba që i morën jetën.
E fejuara e Mustafës më pas ka shkruar disa rreshta emocionuese në llogaritë e rrjeteve sociale, të cilat kanë bërë shumëkënd të qajnë.
Vlen të theksohet se Mustafa sot është dërguar për në qytetin e Trabzonit, aty ku edhe do të pushojë i qetë përjetësisht.
Këto janë vargjet e Sezenit:
Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.
Personi që kujdesej më së miri
E që edhe në gjumë më dhuronte puthje
Tashmë këto momente mbeten vetëm kujtime në fotografi
Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje,
Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im, kam humbur dashurinë time të jetës miqtë e mi.