Loading…

Po afron Halloween, si lindi dhe çfarë simbolizon festa

  • 20/10/2021 | 15:52

Po afron Halloween, si lindi dhe çfarë simbolizon festa

Mbrëmja e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit te Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur, do të kthehen në një trup tjetër.


Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme. Por Halloween gjatë viteve të fundit po festohet kudo, ndërsa së fundmi gara mes personazheve VIP për kostumin më të bukur merr vëmendje të veçantë.

Simboli Hallowenit është kungulli. Sipas Merriam-Webster, emri “Halloween” vjen fillimisht nga Eva e All-Halloween-it -nata e dytë e një festivali të quajtur Samhain, që daton nga paganët ne Irlande. “Halloë” vjen nga nje mbiemër i vjetër anglez që do të thotë “i shenjtë” dhe “vigjilje” e cila i referohet vendosjes së natës.

Halloween është menduar te ketë origjinën rreth 1000 vite më parë dhe është festa me e famshme ne Amerike pas Krishtlindjeve.

Thuhet se kungulli me i madh në botë është rritur enkas për këtë festë dhe ka peshuar 379 kg, në vitin 1993. Ngjyrat qe simbolizojnë këtë feste janë e zeza dhe portokallia.

Portokallia simbolizon forcë dhe ardhjen e vjeshtës, ndërsa e zeza simbolizon vdekjen për te kujtuar qe Halloween ka qene dedikuar një dite qe ndante te gjallët nga te vdekurit.

Një studim ka treguar që 40% e njerëzve planifikojnë të veshin kostume natën e Halloween-it dhe
te kërkojnë ëmbëlsira dere me dere , ndërsa pjesa e mbetur preferojnë ta festojnë në club.

Parada e Fshatit Halloween në rrugët e New York City është më e madhja në
Shtetet e Bashkuara.

Në të marrin pjesë së paku 50,000 persona dhe tërheq mbi 2 milionë spektatorë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë