Loading…
Po akuzohet për formë të dobët, por statistikat thonë se Mustafi është më i mirë se Van Dijk
  • 23/04/2019 | 17:01

Po akuzohet për formë të dobët, por statistikat thonë se Mustafi është më i mirë se Van Dijk

Të zhgënjyer nga paraqitja e tij e fundit në ndeshjen ndaj Crystal Palace, tifozët e Arsenalit kanë hedhur akuza të shumta ndaj mbrojtësit shqiptar, Shkodran Mustafi, transmeton Gazeta Metro.


Arsenali pësoi humbje në shtëpi në ndeshjen e fundit nga Crystal Palace me rezultatin 2-3, kështu duke bërë një hap prapa në garën për të siguruar një vend në top katërshe.

Përveç se me klubin, “Gunners” ishin tejet të frustruar me paraqitjen e Mustafit, duke e akuzuar atë për gabim te goli i Christian Bentekes dhe Wilfried Zahas.

LEXO EDHE: Tifozët e Arsenalit kanë nisur peticionin për ‘burgosjen e përjetshme’ të Mustafit

Por, një tifoz i gjigantit londinez ka bërë një krahasim të shqiptarit me një ndër mbrojtësit më të mirë në Premier Ligë, Virgil Van Dijk. Dhe, sipas statistikave të publikuara nga ai, Mustafi po del të jetë më i mirë se qendërmbrojtësi i Liverpoolit gjatë këtij sezoni.

Në fund, ai nuk ka harruar ta cek edhe faktin se Mustafi i ka kushtuar Arsenalit 40 milionë paund më pak se Van Dijk Liverpoolit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë