Loading…

Po bënte operacion të pasmet, vdes modelja e njohur

  • 04/06/2023 | 15:46

Po bënte operacion të pasmet, vdes modelja e njohur

Një nga modelet e Brazilit, Lygia Fazio, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare pas disa komplikimeve teksa i nënshtrohej një operacioni estetik.


Ajo vdiq nga një goditje në tru gjatë operacionit, në të cilin ishte duke aplikuar silikon industrial dhe polimetil metakrilat në të pasmet e saj.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur familja me anë të një postimi të shpërndarë në rrjete sociale.

“Miq, fatkeqësisht Lygia ka kaluar në botën tjetër. Ju falënderojmë për gjithë mbështetjen, ju kërkoj të na kuptoni, nuk mund t’i përgjigjemi të gjitha mesazheve”, thuhet në deklaratë.

“Përveç kësaj, informacioni për atë që ka ndodhur tashmë është shpjeguar këtu. Nuk është e nevojshme të shpjegohen të gjitha detajet tani. Respektoni dhimbjen tonë”.

Është një substancë që duhet të trajtohet nga profesionistë dhe duhet të injektohet në doza të vogla, por është e ndaluar në vithe dhe gjoks dhe mund të jetë fatale.

Gjatë procesit, mikrosferat e materialit shpërndahen në të gjithë yndyrën dhe ngjiten në inde.

Substancat e rrezikshme u përhapën në të gjithë trupin e modeles, duke shkaktuar vdekjen e saj.

Modelja ishte përdoruese e rregullt e operacioneve estetike dhe i fundit ishte në të pasme.

Problemi kryesor është se ajo iu nënshtrua operacioneve në një klinikë klandestine dhe të panjohur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë