Loading…

‘Po dëmtohen bizneset’ – Naftëtarët kërkojnë heqjen e kontrollit të çmimeve, paralajmërojnë padi

  • 10/08/2026 | 21:50

‘Po dëmtohen bizneset’ – Naftëtarët kërkojnë heqjen e kontrollit të çmimeve, paralajmërojnë padi

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kundërshtuar vazhdimin e masave shtetërore për kontrollimin e çmimeve të karburanteve, duke kërkuar që ato të tërhiqen, transmeton Gazeta Metro.


Sipas kësaj shoqate, kufizimet po krijojnë pasoja për kompanitë e sektorit dhe po dëmtojnë funksionimin e tregut, ndërsa nuk po sjellin ulje të ndjeshme për qytetarët.

“Vlerësojmë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe, mbi të gjitha, nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët. Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu eshte në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh.”, thuhet në komunikatë.

Naftëtarët kanë ngritur shqetësime edhe për të hyrat që, sipas tyre, po arkëtohen nga shteti përmes pagesave për çdo litër karburant.

“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shteti mesatarisht rreth 7.5 centë për litër, më shumë se në periudhën para fillimit te konflikiti dhe rritjes së çmimeve të furnizimit. Mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset.”, thuhet tutje.

Shoqata theksoi se, edhe përkundër presionit financiar, kompanitë e naftës kanë vijuar furnizimin e tregut pa ndërprerje. Në rast se masat nuk tërhiqen, Shoqata e Naftëtarëve paralajmëron se mund t’u drejtohet institucioneve përmes procedurave ligjore dhe të kërkojë kompensim për dëmet që pretendon se u janë shkaktuar bizneseve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë