Loading…

‘Po humbim kohë’, Lajçak për Asociacionin: Kosova vetë do ta hartojë e nënshkruajë, s’ka vend për frikë

  • 25/01/2023 | 22:40

‘Po humbim kohë’, Lajçak për Asociacionin: Kosova vetë do ta hartojë e nënshkruajë, s’ka vend për frikë

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë një mesazh për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se Kosova nuk duhet të frikësohet nga themelimi i tij.


Lajçak ka përsëritur se Asociacioni nuk nënkupton një tjetër Republikë Srpska, dhe është diçka që do të hartohet e nënshkruhet nga vetë Kosova.

Ai tha se madje Kosova veç po humb kohë duke rezistuar e shtyrë themelimin e tij.

“Nëse thotë një person që Republika Srpska është e mirë, ai është Dodik. Befasohem që njerëzit frikësohen nga diçka që nuk ekziston, e dyta ju vetë do ta formoni. Nuk do të imponohet. Kosova e ka rolin e barabartë në dialog si Serbia. Ajo që bashkëhartohet nga ju, edhe dakordohet nga ju. Nuk do të nënshkruani diçka më të cilën nuk pajtoheni. Kosova ka dërguar aplikacionin për Këshillin e Evropës. Mos u frikësoni nga diçka që ju do të hartoni. Jemi duke humbur kohë dhe për diçka që nuk ekziston dhe për diçka që ju jeni bashkautor”, deklaroi Lajçak në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajçak tutje ka theksuar se Bashkimi Evropian është partner i Kosovës, dhe nuk vjen me kërcënime apo ultimatume në dëm të saj.

“Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioz dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”, tha Lajçak.

Ndër të tjera, ai foli gjerësisht edhe për propozimin evropian për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke shtuar se Kosova nuk humb asgjë, por vetëm fiton nëse dakordohet me propozimin.

“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë. Hapi një për mua është që të përqendrohemi në hapin e parë të marrëveshjes, nuk mund të kërkoni garancione për hapin pesë, pa e bërë hapin një”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë