Loading…

‘Po i frikësohen Grenellit’: Asamblisti i VV’së bën thirrje që të reagojnë bashkësitë fetare ndaj ligjit që lejon martesat e të njëjtës gjini

  • 08/07/2020 | 12:48

‘Po i frikësohen Grenellit’: Asamblisti i VV’së bën thirrje që të reagojnë bashkësitë fetare ndaj ligjit që lejon martesat e të njëjtës gjini

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, dje ka njoftuar se Kodi i ri Civil do t’i hapë rrugë martesave të së njëjtës gjini, e që këtë e përshëndeti edhe Richard Grenell. Por me këtë s’po pajtohet asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka bërë thirrje që të reagojnë udhëheqësit fetarë, shkruan Gazeta Metro.


Fidan Ademi, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ka reaguar ndaj njoftimit që mistri, Selim Selimi ka bërë, për hapje rrugë të  martesave të së njëjtës gjini.

Ai ka thënë që është e pa precedentë që një ministër i djathtë ka propozuar ndryshimin e ligjit civil që mundëson martesave të së njëjtës gjini.

“Një qeveri e djathtë, me një ministër të djatht propozojnë ndryshime në ligjin civil që mundesojnë martesat e së njejtës gjini, e paprecedent kudo në botë!”, ka shkruar Ademi.

Ai ma dje ka shkuar aq larg sa ka bërë thirrje që të reagojnë përfaqësuesve fetar e konservatorët që të reagojnë.

E me ironi ka thënë se po i frikësohen Grenellit të reagojnë.

“Një qeveri e djathtë, me një ministër të djatht propozojnë ndryshime në ligjin civil që mundesojnë martesat e së njejtës gjini, e paprecedent kudo në botë!
Kjo qeveri e djathit 🧀 , është e kotë në cdo vështrim.
Asnjë reagim nga konservatorët, bashkësitë fetare, sociologët etj..
Me gjasë, po mendojnë që i rrah Grenelli me reagu….”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Ndërsa, emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përshëndetur prezantimin e Kodit të Ri Civili që u bë dje nga ministri i Drejtësisë Selim Selimi, kod i cili për herë të parë ka hapur rrugën për martesat mes gjinive të njëjta.

“Kosova legalizon martesën ndërmjet gjinive të njëjta. Faleminderit Selim Selimi”, ka shkruar Grenell./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë