Loading…

Po i marrim në qafë qytetarët për vizat

  • 15/12/2016 | 19:38

Po i marrim në qafë qytetarët për vizat

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të rrezikohej, nëse Kosova nuk do të kalonte në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Madje, për liberalizimin e vizave, udhëheqësit politik po i marrin në qafë qytetarët kosovarë.


Këtë e ka thënë vëtë kryeministri Mustafa, duke potencuar se janë disa deputetë të partive në pushtet, bashkë me opozitën, që e kanë krijuar një qëndrim të gabueshëm në lidhje me shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shkruan Gazeta Metro.

“Ua kemi borxh qytetarëve të Republikës së Kosovës, sidomos të rinjve, që t’u krijojmë kushte që ata ta shfrytëzojnë këtë liri të lëvizjes, ashtu siç e shfrytëzojnë të gjithë të tjerët”, ka thënë Isa Mustafa.

Kryeministri, problemin e moskalimit të marrëveshjes për demarkacionin, e rrjedhimisht edhe bllokimit të liberalizimit të vizave, ua ka mveshur opozitës dhe disa deputetëve të koalicionit. Mirëpo, Mustafa problem nuk ka parë për koalicionin, edhe po që se Qeveria dështon ta kalojë marrëveshjen për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

“Unë nuk shoh probleme ndërmjet partive të koalicionit, po flas në lidhje me PDK-në dhe LDK-në. Shoh probleme te disa deputetë të këtyre dy partive, të cilët më shumë mendojnë për interesat e tyre personale sesa të vendit”, ka thënë kryeministri.

I pari i ekzekutivit, nuk ka lënë pa komentuar as ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës, i cili sipas tij, është jo-ligjor.

“Qëndrimi im dhe i qeverisë është se ai mur është ilegal. Është mur jo ligjor. Është ndërtuar pa leje. Nuk ka qenë kurrë pjesë e projektit të ri-konstruktimit të urës mbi Ibër, e as të rregullimit të sheshit, sepse marrëveshja në Bruksel ka qenë që Bashkimi Evropian ta ri-konstruktoj urën”, ka thënë ai./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë