Loading…

Po krijohet droni që do të ndjek dhe do të fotografojë njerëzit (Video)

  • 30/03/2017 | 09:34

Po krijohet droni që do të ndjek dhe do të fotografojë njerëzit (Video)

Një ish-inxhinier i Google është duke krijuar një dron i cili do t’i ndjek njerëzit pas dhe do tu bëjë fotografi atyre.


Sot ka në treg dronë shumë cilësor, dhe jo me çmim aq të shtrenjtë, por sipas Adam Bry, dronëve të sotëm u mungon diçka- inteligjenca që të fluturojnë në mënyrë të pavarur.

Ai ka paraqitur skicën se si do të duket droni i cili do t’i ndjek njerëzit për t’i fotografuar ata, dh atë do ta bëj vetëm dhe pa urdhra se ku të fluturojë.

Produkti i parë i kompanisë është një lloj kamere fluturuese e robotike. Video e paraqitur tregon se si ky dron do mund të fluturonte dhe ti ndiqte njerëzit derisa ata ngjesin pemët, janë në biçikleta në male, apo luajnë futboll. Kur njerëzit lëvizin për shkak të pengesave në rrugë, atëherë droni lëviz rreth tyre dhe pauzon në një distancë të sigurtë, Shkruan Business Insider, përcjell gazetametro.net

Droni është në gjendje ta bëj këtë sepse udhëhiqet nga analizimi i pamjeve që e rrethojnë atë, pamje përmes të cilave paraqitet ambienti në 260 shkallë. Dronët që gjenden sot në treg zakonshmit punojnë në bazë të kombinimit me GPS dhe me timon të dirigjuar nga dora e njeriut.

Mirëpo, as ky dron nuk është perfekt. Sipas Inxhinierit Bry droni mund t’i ngatërrojë njerëzit, nëse dy persona qëndrojnë afër njëri tjetrit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë