Anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, nuk i pëlqeu si u shtrua pyetja e gazetarit kroat që e krahasoi me presidentin pro-rus kroat Zoran Milanovic, e shau me dyshim gjatë intervistës, transmeton Gazeta Metro.
Dodik të mërkurën në intervistë në televizioni kroat Nova Tv u shpjegua rreth marrëdhënieve me Kroacinë dhe posaçërisht me presidentin kroat Zoran Milanovic.
Dodik që rishtas është sanksionuar nga SHBA tha se ka marrëdhënie të mira me presidentin kroat Zoran Milanovic dhe se bisedojnë shpesh. “Varet prej temave. Nganjëherë dëgjohemi disa ditë rresht”.
Në konstatimin e gazetarit kroat Mario Juric se atë dhe Milanovic i vlerësojnë me orientim pro-rus. Dodik i tha: “Po lun k**e me mua? I njëjti tregim gjithmonë. Kjo është në modë tani”.
“Tи мене зај*баваш?” pic.twitter.com/68Jkre0p8a
— Бамбућа (@krajiski_tajfun) May 18, 2022
Ai shtoi pastaj se ai është njeri i “popullit serb dhe se bashkëpunon me të gjithë”. “Nuk më vjen zor të bashkëpunoj me Amerikën, Britaninë, Gjermaninë apo BE’në. Por dallojmë në çështjet këtu jo atje. Kam mendim pozitiv për bashkëpunimin me Rusinë. S’kam etiketa e s’jam i askujt.”
Dodik tha se ka gatishmëri të bashkëpunojë me të gjithë por iu kthye edhe temës së sanksionimit ndaj tij prej SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar poashtu edhe gatishmërisë së parlamentit gjerman për ta miratuar rezolutën në të cilën ai do të shpallen shkatërrimtar të Bosnje e Hercegovinës.
“Janë shumë të pafytyrë, mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me të vegjlit” tha Dodik dhe mohoi se Gjermania do të pezullojë katër projekte në republika Srpska, “ato projekte po vazhdojnë, dilni e shihni në terren” e janë spekulime politike sipas tij./gazetametro.net