Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, ka arritur të fitoj vendin e parë në edicionin e 77-të të turneut prestigjioz ndërkombëtar të boksit “Strandja 2026”, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë kështu duke marrë medaljen e artë, shkruan Gazeta Metro.
Në finalen e kategorisë deri në 60 kilogramë, Sadiku u përball me brazilianen Rebeca De Santos në një duel të fortë dhe plot emocione.
“Pas tre raundeve intensive, vendimi i gjyqtarëve konfirmoi epërsinë e boksieres kosovare. Tre nga pesë gjyqtarë e vlerësuan Sadikun fituese me rezultatet 29-28 dhe 30-27, duke dëshmuar kontrollin e saj në momentet kyçe të përballjes”, thuhet në njoftimin e Federatë së Boksit të Kosovës.
Ky triumf i madh ngrit lart flamurin e Kosovës në skenën evropiane dhe botërore të boksit.