Karateisti kosovar Islam Selmani ka arritur që të fitojë medaljen e artw në kuadër të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Taranto, përcjell Gazeta Metro.
Kjo është medalja e parë e Kosovës në karate në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare dhe e shtata në total për delegacionin kosovar.
Ekipi kosovar i karatesë në Taranto përbëhet nga nëntë sportistë dhe drejtohet nga selektori Isak Curri, ndërsa Selmani ishte një prej kandidatëve kryesorë për medalje.
Deri tani, Kosova ka marrë medalje edhe në sporte të tjera. Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks, Laura Fazliu atë të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj kanë siguruar medalje bronzi.