Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 23:30, njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë ndaluar një veturë të tipit Golf IV, ku kanë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohej se po planifikonin një grabitje të armatosur.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollimit të automjetit policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë të tipit Ecol Special, 12 fishekë (7.65 mm), dy thika, dy maska, tri palë doreza, e gjithashtu është konfiskuar edhe automjeti (Golf IV), i cili aktualisht po ekzaminohet nga njësitet përkatëse.
Personat e arrestuar në këtë rast, policia bën të ditur se janë : L.B 22 vjeç, E.M 22, N.Z 18 vjeç, dhe N.M 17 vjeç, që të katërtit, shtetas të Kosovës.
Me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, policia njofton se ata ajnë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të grabitjeve. /gazetametro.net