Loading…

Po planifikonin sulm terrorist në Itali, arrestohet çifti me origjinë nga Kosova

  • 24/06/2022 | 09:06

Po planifikonin sulm terrorist në Itali, arrestohet çifti me origjinë nga Kosova

Një çift me origjinë nga Kosova, por të lindur në Itali, u ndaluan në Trento nga policia për shkak se akuzohen për terrorizëm, apo cënim të sigurisë dhe rendit publik.


Bëhet e ditur se ata janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se planifikuan një sulm terrorist në emër të organizatës ISIS.

Ndërkohë familja me origjinë kosovare, e integruar më së miri në Itali, prej kohësh kishin hyrë në rrugën e radikalizimit, përmes propagandës xhihadiste në internet dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste.

Sipas mediave italiane ato kishin planifikuar një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste ISIS. Ato janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpunim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Çifti, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’. Për burrin u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Vendimi për masën e sigurisë, sipas karabinierëve, është përcaktuar nga nevoja që autoritetet e drejtësisë italiane, të garantojë deredikalizimin e dy të dyshuarve dhe familjes së tij.

Por sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratiseshin drejt Afrikës, për t’iu bashkuar organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Mësohet se gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike dhe produkteve kimike, lëndë për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët u çuan për hetime teknike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë