Loading…

Po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës, suspendohen dy policë në Ferizaj

  • 24/01/2020 | 20:51

Po rrinin në kafiteri gjatë orarit të punës, suspendohen dy policë në Ferizaj

Para dy ditëve janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Stacionit Policorë të Ferizajt, pasi nuk e kanë respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të PK-së për mos frekuentimin e kafiterive gjatë orarit të punës, shkruan Gazeta Metro

Dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj kanë shfrytëzuar pushimin e pa-autorizuar duke mos respektuar urdhërin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës, këtë gjë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Agim Gashi

“Për arsye të mos respektimit të urdhërit të Drejtorit të përgjithshëm të PK-së, për mos frekuentimin e lokaleve-kafiterive gjatë orarit të punës apo shfrytëzimi i pushimit të pa-autorizuar në këto lokale, janë suspenduar dy zyrtarë policorë të SP Ferizaj”, kishte thënë Gashi.

Sipas Gashit rasti është proceduar në Drejtorinë e Hetimeve të Brendshme në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë