Loading…

‘Po shfrytëzojnë luftën’: Drejtori i Shakhtar Donetsk tregohet i ashpër me agjentët e futbollistëve

  • 23/06/2022 | 18:45

‘Po shfrytëzojnë luftën’: Drejtori i Shakhtar Donetsk tregohet i ashpër me agjentët e futbollistëve

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka kritikuar agjentët e futbollit sepse ai pretendon që ata janë duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë për përfitimet e tyre, duke marrë lojtarët dhe duke kërkuar që dëmshpërblimi t’u paguhet atyre dhe jo klubit, transmeton Gazeta Metro.


Organizata më e lartë e futbollit, FIFA, ditë më parë kishte marrë vendim që lojtarët e huaj në Ukrainë dhe Rusi të kenë mundësi t’i pezullojnë kontratat me klubet e tyre deri në qershor 2023, duke u mundësuar atyre të paraqiten për skuadrat e tjera.

Edhe për këtë vendim të FIFA’së në një intervistë për The Athletic, Sergei Palkin, është shprehur i pakënaqur duke thënë se ajo nuk i ka ndihmuar klubet ukrainase me këtë rregullore, por vetëm agjentëve të futbollistëve.

”Fuqia për të vendosur për pezullimin e kontratave tani është në duart e agjentëve të lojtarëve. Ne kemi tani vetëm nëntë ditë për të rënë dakord me lojtarët tanë për shitjen ose huazimin e tyre. FIFA nuk i ka ndihmuar klubet ukrainase duke nxjerrë rregullore. Përkundrazi, kjo i ka përkeqësuar edhe më shumë negociatat me lojtarët dhe i bën agjentët edhe më të fuqishëm dhe të pasur,” tha ai.

Ndër të tjera Palkin deklaroi se agjentët janë përfituesit më të mëdhenj nga kjo situatë e luftës në Ukrainë, të cilët në një mënyrë apo tjetrën po bëjnë lojëra, duke provuar të ju marrin lojtarët.

”Të gjithë po përpiqen të përdorin këtë situatë dhe kush po përpiqet më shumë ? Agjentët. Disa prej tyre po na shkatërrojnë. Ata po përpiqen të na marrin lojtarë dhe po bëjnë lojëra. Kontaktojnë klubet ju thonë mos e paguani Shakhtarin dhe marrëveshjet po prishen. Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë po ndodh,” deklaroi ai.

Vlen të theksohet se deri më tani nga Shakhtar Donetsk zyrtarisht janë larguar David Neres, Fernando dhe Oleksandr Drambaev. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë