Loading…

‘Po shkojmë në Graçanicë për bukë’, vëllai rrëfen bisedat e fundit me Liridonën ditën e vrasjes

  • 03/12/2023 | 12:56

‘Po shkojmë në Graçanicë për bukë’, vëllai rrëfen bisedat e fundit me Liridonën ditën e vrasjes

Vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, sot është paraqitur para mediave në hyrje të Pallatit të Drejtësisë ku edhe është mbajtur seanca e parë për tre të dyshuarit për rastin e vrasjes së saj.


Ai ka treguar edhe për takimin dhe bisedat e fundit që kanë pasur me Liridonën në ditën tragjike.

Leonardi ka rrëfyer se motra e tij bashkë me fëmijët kishte qenë në Gjakovë te familja e saj, meqë siç rrëfen Leonardi, ajo ka qëndruar shumë tek ata.

Ai tutje ka treguar për bisedën që ka pasur me motrën pasi kjo e fundit i kishte treguar që dëshiron të shkojë në Prishtinë.

Leonardi tregon se në ditën kritike kishte insistuar që Liridona të qëndronte në shtëpinë e tyre dhe të mos udhëtonte drejt Prishtinës, por pa sukses.

Ai ka zbuluar edhe bisedën e babait të tij me Liridonën pasi kjo e fundit kishte arritur në Prishtinë. Siç rrëfen Leonardi, Liridona në bisedën telefonike i kishte treguar babait të saj që do të shkojnë diku në Graçanicë për të ngrënë bukë.

Kjo edhe ka qenë hera e fundit që kanë komunikuar meqë më pas iu kishte shkuar lajmi se Liridona ishte vrarë./Express/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë