Loading…

Po shmanget ballafaqimi i pozitës me opozitën, qytetarët s’po mund ta mësojnë të vërtetën

  • 03/04/2017 | 12:26

Po shmanget ballafaqimi i pozitës me opozitën, qytetarët s’po mund ta mësojnë të vërtetën

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj raporton në Komisionin Parlamentar për Mbledhja e për Stabilizim Asociim, por pa praninë e mediave.


Kundër këtij vendimi që mediat mos ta përcjellin raportimin e ministrit Hoxhaj, ka reaguar anëtarja e këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi.

Ajo, konsideron se në këtë mënyrë po bëhet përpjekje që qytetarët të mbahen larg nga e vërteta dhe të mos shihet ballafaqimi me fakte që i bën opozita pozitës, shkruan Periskopi.

“Kjo mbyllje për media dëshmon se ky pushtet nuk dëshiron dhe nuk lejon që opinioni përmes mediave të informohet, respektivisht në raste konkrete për mospunën në zbatimin e MSA-së. Kundërshtojmë dhe dëshirojmë të theksojmë se kjo është shkelje e nenit 65 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës .   Ata raportojnë, por ne në shumicën e rasteve i ballafaqojmë me fakte dhe argumente të cilat janë në kundërshtim me atë që ata e thonë në formë të ekspozesë. Kur është fjala për raportim këta njerëz asnjëherë nuk mbrojnë dhe nuk e argumentojnë atë që e thonë nëpër  media përmes portaleve të ndryshme “, ka thënë Kadaj – Bujupi.

Kadaj – Bujupi ka kërkuar që të gjitha komisionet parlamentare të jenë të hapura, në mënyrë që të opinioni të jetë i informuar me punën e tyre.

“Është e nevojshme që të dëgjohet zëri të gjithëve dhe komisionet të jetë të hapura siç e pareasheh Rregulloja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetët e opozitës të dëgjohen nga qyteraët, opinion kur ngritin zërin që e ballafaqojnë Qeverinë. Me këtë qasje ekziston një përpjekje e jashtëzakonshme që  evitohet ballafaqimi mes pozitës dhe opozitës, rrjedhimisht që qytetarët të kuptojnë të vërtetën e kësaj Qeverie”, shtoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë