Loading…

‘Po sillet si shef’: Kurti me ministra zbarkon në Vala 900, por nuk pritet nga drejtori gjeneral

  • 10/01/2022 | 18:20

‘Po sillet si shef’: Kurti me ministra zbarkon në Vala 900, por nuk pritet nga drejtori gjeneral

Kryeministri i Kosovës Albin Kuri ka zbakuar në Vala 900 bashkë me Ministren e Ekonimisë Artane Rizvanolli, dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Muratin, ku me ç’rast nuk është pritur nga as nga drejtori gjeneral e as ndonjë financier, ani pse sipas qeveritarëve kjo vizitë kishte qëllim përmirësimi e qeverisjes korporative dhe performancës së ndërmarrjeve publike, shkruan Gazeta Metro.


Kjo sjellje e Kurtit është në shkelje me çdo procedurë koorporative, për ndërmarrjet publike, sepse për këto ndërmarrje publike ndahet buxheti vjetor, ndërsa i pari i qeverisë po sillet si ‘shef i saj’, anipse qeveria është aksionare dhe mbikqyrëse e ndërmarrjeve publike.

Kujtojmë, që Kurti sot gjatë ditës ka shprrhur synimin e tij që ta kthejë PTK’në dhe VALA 900 në një kompani te suskseshshëm dhe iu shmangë faktit se kjo kompani kishte monopol në tregun kosovar të telefonisë, ku i diktonte edhe çmimet.

Kurti, në këtë vizitë përmendi edhe ‘çlirimin’ e Telekomit, që sipas tij ndodhi me ardhjen në pushtet të Qeverisë Kurti.

‘’Shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës pas çlirimit’’, tha ndër të tjera Kurti.

Tutje ai shtoi se kanë për qëllim ta nxjerrin nga kriza Telekomin, dhe ‘’  ta vendosim në binarët e zhvillimit për të mirën e qytetarëve si konsumatorë dhe të shtetit të Kosovës’’./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë