Loading…

‘Po të sulmohej ndonjë objekt serb do reagonte edhe KS i OKB’së’

  • 15/04/2017 | 22:53

‘Po të sulmohej ndonjë objekt serb do reagonte edhe KS i OKB’së’

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka lëshuar një komunikatë për media ku ka dënuar sulmin ndaj objektit të Xhamisë në Novobërdë që është bërë të shtunën në orët e pasdites.


“Ky sulm në këtë ditë të festës për besimtare kristianë ndaj objektit të xhamisë është sulm ndaj vlerave të tolerancës që ka ndërtuar shoqëria e Kosovës”, thuhet në komunikatën e historianëve.

“Po ashtu ky sulm është sulm edhe kundër harmonisë dhe respektit të ndërsjellët ndër komunitetet e ndryshme fetare në Kosovë”.

“U bëjmë thirrje të gjitha subjektet fetare që të kontribuojnë në ruajtjen e tolerancës nder fetare në Kosovë, sepse kjo është vlerë e rralla e popullit tonë e posaçërisht e shqiptarëve të Kosovës”.

“U bëjmë thirrje edhe përfaqësuesve serbë, si ata fetarë dhe politik, që të dënojnë këtë akt, sepse po të ndodhte ndonjë sulm ndaj objekteve serbe, atëherë kishte reaguar edhe KS i OKB-së”, njofton Klan Kosova.

Në një komunikatë për media të kësaj partie thuhet se sulme të tilla janë të papranueshme, si ndaj xhamive ashtu edhe ndaj kishave kosovare.

“Sulmet mbi objektet fetare qofshin Xhamia apo Kisha janë të papranuara për shoqërinë tonë kosovare e cila shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë të shkëlqyer ndërfetare”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë