Loading…
Po vjen apokalipsi: Isac Newton ka llogaritur se kur na pret fundi i botës
  • 28/01/2019 | 13:42

Po vjen apokalipsi: Isac Newton ka llogaritur se kur na pret fundi i botës

Isac Newtoni ka qenë njëri prej shkencëtarëve më të rëndësishëm të botës, por pak njerëz e dinë se ai ka qenë i krishterë shumë besimtar dhe ka shqyrtuar teologjinë, për të dëshmuar se kurë do të jetë fundi i botës, përkatësisht se kurr do të shfaqet përsëri Jezui, transmeton Gazeta Metro.

Duke shqyrtuar Biblën, ai ka llogaritur se apokalipsi do të ndodhë në vitin 2060, saktësisht 1260 vite pas themelimit të Perandorisë Romake. Trashëgimtari i vetëm i Newtonit ka qenë konti i Portsmuthit, i cili në pronësi të tij ka pasur një arkë të tërë me letra e punime të këtij shkencëtari gjenial. Punimet e tij në vitin 1936 kanë kaluar në pronësi të Kolegjit mbretëror në Angli dhe në Akademinë orientale ebreje.

Hulumtuesit kanë zbuluar nga letrat e Newtonit, të cilat i ka shkruar në vitin 1704, se vit kur do të ndodh apokalipsi, ai ka shënuar vitin 2060. Shkencëtari famshëm ka ardhur deri në përfundimin e tij aokaliptik pasi që ke analizuar UNgjillin sipas Danielit në Bibël, por se si ka gjetur zbulimin e saktë mbetet mister edhe pas më shumë se 300 vitesh.

Në këtë përfundim ai ka arritur pas shqyrtimit në detale të Librit të Danielit, kapitulli 12-të, vargu i shtatë:

“Kam parë një njeri të veshur me të linjta i cili ishte në ujin e një lumi, kur e ka ngritor dorën e djathtë drejt parajsës. Është betuar se nga ai i cili jeton përgjithmonë ai do të jetë atje edhe për një kohë… E kur ai të fillojë të shpërbëjë fuqinë e njerzve të shenjtë, bota do ta marrë fund”, është citat nga Bibla i mbretit James.

Në shënimet e tij Newton thotë se “kombet e mjeruara” do të shkatërrohen dhe se çifutët do të kthehen nga robëria në atdheun e tyre lpara fundit të botës, që mund të përfundohet si themelim i Izraelit pas Luftës së II botërore.

Ai ka shkruar “në rrënojat e kombit të mjeruar, në fund të vuajtjeve e mjerimeve, kthimi i çifutëve nga robërua dhe pastaj themelimi i Mbretërisë së zhvilluar e prosperuese./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë