Loading…

Pochettino konfirmon lëndimin e Messit: Të shohim nëse mund të luajë

  • 28/10/2021 | 15:02

Pochettino konfirmon lëndimin e Messit: Të shohim nëse mund të luajë

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Lionel Messi.

Argjentinasi nuk ishte pjesë në stërvitjen e sotme te klubi francez, derisa Pochettino ka konfirmuar se ka probleme muskulore.

Tekniku argjentinas zbuloi se Messi ka ndjerë dhimbje të muskujve, andaj nuk dihet nëse do jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj Lilles.

“Për Messin, ai u stërvit mirë pas ndeshjes ndaj Marseille. Sot, kishte dhimbje në muskuj”.

“Ai bëri stërvitje individuale sot. Ne do shohim nëse do mundet të luajë nesër”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndaj Lilles, do mungojë edhe ylli tjetër i skuadrës, Kylian Mbappe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë