Loading…

Podujeva nuk ka policë mjaftueshëm

  • 16/03/2017 | 10:22

Podujeva nuk ka policë mjaftueshëm

Shqetësuese e kanë konsideruar këshilltarët komunalë mungesën e policëve në Stacionin policor të Podujevës. Duke iu referuar informatës së Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) për 2016, ata kanë thënë se ky stacion policor ka 14 policë më pak sesa do të duhej të kishte.


Sipas tyre edhe kjo mund të jetë një prej arsyeve për rastet e shpeshta të vjedhjeve, por edhe të plagosjes së dy nxënësve që ndodhi, më 6 mars të këtij viti gjatë kohës sa po qëndronin në klasë.

Këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, ka thënë se kryetari i komunës, Agim Veliu, duhet të kërkojë nga niveli qendror rritjen e numrit të policëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë