Loading…

Poeti që i jepte zemër Murat Jasharit (Video/Foto)

  • 17/03/2017 | 20:17

Poeti që i jepte zemër Murat Jasharit (Video/Foto)

Një video e fjalimit të Murat Jasharit në një tubim të organizatës “Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar – LPRB”, i organizuar në janar të këtij viti, në një shtëpi private diku në Kosovë, zbuloi se atentatori i Azem Vllasit kishte planifikur vrasjen e disa figurave të rëndësishme në vend, politike e fetare, qysh në maj të vitit 2015.


Në të dëgjohet Murat Jashari derisa shpalos planin e tij dhe të bashkëpunëtorëve që pranverën e këtij viti të nisnin hakmarrjen ndaj atyre që i konsideronin si tradhëtarë të kombit. E ky gjah i këtij grupi që veten e konsiderojnë patriotë e idealista kombatarë doli se nisi të hënën e kësaj jave, kur u provua ekzektuimi i ish-liderit komunist, Azem Vllasi, e më pas rezultoi me arrestimin e Jasharit dhe bashkëpunëtorit të tij Avni Llumnica.

Por, në video-incizimin e publikuar të premten në media, pas fjalimit kërcënues ku Murat Jashari pohon se janë shenjestruar për tu vrarë udhëheqës e politikanë qendrorë e lokalë dhe klerikë fetarë, pa u theksuar emrat e tyre, mbështetje planit të ekzekutimit të atyre që kjo lëvizje i konsideronte tradhëtarë e profeter të emër të luftës dhe deshmorëve të saj, i jep edhe një tjetër anëtarë i LPRB’së.

Rrustem Bajraktari, që veten e konsideron shkrimtar dhe poet, dëgjohet derisa merr fjalën pas Jasharit dhe mbështetë ato që ai i quan “ideale të perbashkëta të përbashkëta të bashkimit kombëtar dhe për pastrimin e radhëve që e pengojnë punën tonë”, raporton Gazeta Express.

“Neve na duhet një bashkëpunim i sinqertë, i ngushtë, i pastër, një vetëdijesim i kësaj berthame. Dhe përmes vetëdijesimit e përhapim edhe në masën e gjere vetëdijesimin e popullit për forcën e popullit që do ta qojë punën përpara. Ajo force e populli konsiston në këtë tubim, konsiston në fjalën e zotëri Muratit që ishte mjafte përmbajtjesore”, dëgjohet në minutën 06:16 të incizimit, duke thënë Bajraktari.

“Ne së bashku arrimë shumë dhe uroj që të gjithë të vazhdojmë punën për ideale kombëtare”, përfundon fjalimin e tij.

Para Bajraktarit, Murat Jashari në fjalimin e tij pohon se pas secilit veprim të lëvizjes së tyre, ata do të dalin me komunikata ku do të marrin përgjithësinë për ekzekutimin e personave që kanë në listë.

Një gjë e tille edhe kishte ndodhur, pak ditë pas atentatit ndaj Vllasit, “Syri i Popullit”, organ i “Lëvizja Për Ribashkim Kombëtar”, kishte pranuar përgjithësinë për ngjarjen e së hënës në Prishtinë.

“Në maj 2015-n kam marrë vendim që në pranverë 20017’ën me vepru edhe me fillu për fajtorët e 81’shit, me i ekzekutu, të 90’tës, të 2000’shit deri 20016’ën”, dëgjohet duke paralajmëruar Murat Jashari, aksionet e këtij grupi.

“Fillon pranvera, pas aksioneve del komunikata, dalin njoftimet, informoheni për çka u vra u ekzekutu filan fisteku…”, thotë ai në incizim.

Përveç,  Murat Jasharit e Rrustem Bajrakatarit, Gazeta Express raporton se në ketë tubim mobilizues të kësaj lëvizje pjesëmarrës ishin edhe persona tjerë me emrat: Ragim Sillova, Jakup Sallova, Sadulla Xhemaili, Behard Gashi, Behxhet Kuleta, Deli Krasniqi, Halim Halimi, Rexhep Toplana, etj. /GazetaExpress

https://www.youtube.com/watch?v=kpWUKjfmxaE

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë