Loading…
Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmim të rëndësishëm në Itali
  • 14/05/2019 | 15:51

Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmim të rëndësishëm në Itali

Poetja shqiptare Irma Kurti është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj në Nola, të Napolit, me poezinë “E zakonshme”. 


Në jurinë e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si: Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile, etj.

Me motivacionin e shkruar nga profesoresha Regina Celia Pereira Da Silva shkruhet: “Kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët. Një lexim analitik e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjendje të krijojë një luftë private apo publike: është bërë e zakonshme që të fyejmë/të nxjerrim mllefin porsi një helm. Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena/ nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këtyre raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia.

Ky kompozim lirik përbën atëherë një paralajmërim: të mirëpresim tjetrin tek vetja”. Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë