Loading…

Pogba, drejt largimit nga Unitedi

  • 15/01/2020 | 08:58

Pogba, drejt largimit nga Unitedi

Mesfushori francez Paul Pogba besohet se do ta realizojë qëllimin e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi, mirëpo jo deri në afatin kalimtar të verës, sipas Sky Sports Germany.


Ylli i Djajve të Kuq i ka edhe një vit e gjysmë të mbetura në kontratën e tij aktuale, por klubi e ka opsionin për t’ia zgjatur këtë kontratë edhe për një vit shtesë. Përkundër kësaj kontrate, Pogba po e kërkon largimin tash e sa kohë largimin nga Old Trafford.

Për të mos rrezikuar ta humbë francezin për shumë të vogël parash kur t’i vijë fundi i kontratës, Manchester Unitedi mund të detyrohet ta shesë futbollistin qysh këtë verë.

Real Madridi mbetet ende i interesuar për Pogban dhe, me insistimin e trajnerit Zinedine Zidane, do të tentojë ta blejë francezin sërish këtë verë për ta përforcuar skuadrën.

Megjithatë, Los Blancos nuk do ta kenë të lehtë t’i sigurojnë shërbimet e Pogbas. Kjo pasi që ish-klubi i francezit, Juventusi, është gjithashtu i interesuar për futbollistin. Madje, Juventusi është shprehur i gatshëm ta fusë edhe Adrien Rabiotin ose Paulo Dybalan në ofertën për Manchester Unitedin.

Klubi anglez do të preferonte të mos e shiste Pogban, mirëpo nëse francezi këmbëngul në largimin e tij, atëherë klubi mund të detyrohet ta shesë atë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë