Loading…

Pogba i hapur për qëndrimin te Manchester United

  • 02/03/2021 | 14:06

Pogba i hapur për qëndrimin te Manchester United

Mesfushori Paul Pogba nuk e ka mbyllur mundësinë që të nënshkruajë kontratë të re me Manchester Unitedin.


Fituesi i Kupës së Botës ishte i lidhur me largimin nga “Old Trafford” qysh nga qershori i vitit 2019, me spekulimet se do sfidë të re.

Sidoqoftë, 27-vjeçari kaloi një periudhë të mirë në muajin dhjetor duke shënuar tri gola dhe dhënë kontributin në një numër fitoresh.

Sipas United.no, Pogba tani është i hapur që të dëgjojë ofertën e re të Unitedit para se të hapet afati veror.

Në mënyrë që të mos lejojnë të largohet si agjent i lirë në vitin 2022, United dëshiron të arrijë marrëveshje në muajt në vijim.

Real Madrid dhe Juventus janë ndër klubet që janë duke monitoruar situatën.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë