Pogba ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen. Ai është në vitin e fundit të kontratës me djajtë e kuq dhe ende se ka rinovuar atë.
Është raportuar se ai dëshiron një aventurë të re me Realin dhe Parisin, ekipe këto që janë të interesuara për të.
Megjithatë, në Angli raportohet se Paul Pogba mund të ndërrojë mendje dhe të qëndrojë, nëse Man United vendos ta mbajë trajnerin, Ralf Rangnick.
Atij i pëlqen puna që po bën Rangnick dhe mund të bindet që të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford.