Loading…
Policët ia shohin sherrin Messit
  • 18/04/2019 | 22:30

Policët ia shohin sherrin Messit

Tundimi për të parë ndeshjet çerekfinale të Champions League, ku luanin Lionel Messi e Cristiano Ronaldo, u ka kushtuar shtrenjtë disa policëve në Kenia, pasi disa hajdutë u futën në rajonin e policisë dhe ia arritën të grabitnin disa armë, transmeton Gazeta Metro.


Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje, kur disa policë në Kamorwon mbyllën zyrat dhe dolën për të gjetur ndonjë lokal, për të parë ndeshjet, Barcelona-Manchester United dhe Juventus-Ajax.

Gjatë kohës që ata po shijonin spektaklin e Champions League, hajdutët përfituan dhe ia dolën të grabitnin tre pushkë, si dhe municion.

Nuk dihet ende nëse është marrë ndonjë masë për policët që braktisën vendin e punës për ndeshjet e fundit, ndërsa vijon kërkimi për hajdutët.

Të pafat policët, por ka edhe më keq, mjafton të shohim çfarë i bëri Messi të varfrit Phil Jones./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë