Loading…

Policët nga nesër punojnë 12 orë në ditë: Qalaj paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që dalin pa maska

  • 13/07/2020 | 09:50

Policët nga nesër punojnë 12 orë në ditë: Qalaj paralajmëron ndëshkime të ashpra për ata që dalin pa maska

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.


Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit në KTV, “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

“Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu ka thënë se nga nesër, orari në Polici do të jetë 12-orësh.

“Besoj se bashkërisht do t’ia dalim, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Maska duhet të vendoset, të mbulojë hundën dhe gojën, e jo të mbahet në xhep apo dorë”, ka thënë Qalaj.

Ai ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar ka rënë numri i veprave penale, pos ai i dhunës në familje, që ka shënuar rritje.

Po ashtu, ka njoftuar se aktualisht janë 73 raste aktive me COVID-19 në Polici, derisa 224 pjesëtarë janë në vetizolim.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë